Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka arritur në Uashington, ku do të takohet sot me presidentin George Bush. Në krye të agjendës së bisedimeve do të jenë masat kundër ngrohjes globale dhe ndihmat për kontinentin afrikan. Britania po kërkon lehtësime më të mëdha për borxhin, dhe dyfishim të ndihmave për Afrikën.
Presidenti Bush ka bërë vërejtje në disa pjesë të planit.
Vizita e Blair-it në Uashington zhvillohet në kuadër të turneut, para samitit të vendeve më të industrializuara, që mbahet muajin e ardhshëm në Skoci.
XS
SM
MD
LG