Ndërlidhjet

EIDE: DO PUNOJË NË MËNYRË TË PAVARUR NGA UNMIK-U


Kai Eide, i dërguar i posaçëm i Kofi Annanit për Kosovën

RADIO EVROPA E LIRË
Ambasador Eide, ashtu siç pritej, kreu i Kombeve të Bashkuara ju emëroi javën e kaluar për të evaluar standardet dhe gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Cilat do jenë përparësitë tuaja?

KAI EIDE
Fillimisht më lejoni të them se evaluimi i standardeve nuk është detyra ime e plotë. Ajo që më ka ngarkuar kreu i Kombeve të Bashkuara është të bëjë një paraqitje të plotë të gjendjes politike, ku përmbushja e standardeve është vetëm një pjesë e kësaj detyre. Ai më ka caktuar një detyrë më të gjerë, që është analiza e thellësishme politike e gjendjes.

RADO EVROPA E LIRË
Cili është qëndrimi juaj rreth standardeve, do t'i vlerësoni ato bazuar në shifra apo bazuar në mjedisin e përgjithshëm dhe tendencat ekzistuese?

KAI EIDE
Siç e thashë standardet janë vetëm një pjesë e problemeve që do të mbulojë e raportojë. Kur diskutohet për standardet dhe çështjet e tjera që do të raportojë ajo që do të bëjë fillimisht është të shohë dhe lexojë me kujdes të gjitha dokumentet lidhur me këto probleme. Synimi kryesor është të jem në terren sa më shumë që të jetë e mundur; të shohë, të flasë me gjithë njerëzit e përfshirë dhe të përgatisë një raport që do të bazohet mbi përvojën time në terren. Synoj të bëjë një raport, që do të jetë plotësisht raport i imi.

RADIO EVROPA E LIRË
Ambasador Eide, cili do jetë raporti juaj me UNMIK-un nga pikëpamja formale dhe si do të funksiononi në këtë detyrë në raport me UNMIK-un?

KAI EIDE
Padyshim që do të këshillohem me zotin Jessen Petersen dhe do të dëgjoj qëndrimet UNMIK-ut. Por detyra që më është ngarkuar është plotësisht e pavarur nga ajo e UNMIK-ut. Unë do të bëjë analizën time, në mënyrë të pavarur nga UNMIK-u, dhe rekomandimet që do të bëjë do jenë gjithashtu të pavarura nga misioni i Kombeve të Bashkuara, por do bazohen në ato që do të shohë e dëgjojë në terren. Por kjo nga pikëpamja formale, pasi unë do dëgjojë qëndrimet e UNMIK-ut dhe do ndjek nga afër punën e tyre, si një pjesë e detyrës sime. Por sqaroj sërisht se ky post është plotësisht i pavarur dhe rekomandimet do të jenë të miat, të pavarura nga UNMIK-u deri në fund.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju e keni ndjekur situatën në Kosovë nga afër. Si e shihni gjendjen aktualisht dhe sipas jush cilat janë sfidat kryesore të Kosovës dhe tuajat, në postin e të dërguarit të posaçëm?

KAI EIDE
Sfida më e madhe për mua është të kalojë sa më shumë kohë në terren. Të shohë nga afër situatën dhe ta analizojë atë, të flasë me sa shumë njerëz në Kosovë e rreth Kosovës, përfshi udhëheqësit, por dhe me drejtuesit në Beograd dhe gjithë palët e tjera të përfshira, organizatat ndërkombëtare etj. Është një detyrë shumë e gjerë po do përpiqiem të përmbledhë sa më shumë burime informacionesh që lejon koha.

RADIO EVROPA E LIRË
Keni disa muaj në dispozicion për hartimin e raportit, që do përcaktojë hapjen apo jo të statusit. Si e shihni rolin e UNMIK-ut në diskutimet e statusit? A do jetë ai i përfshirë?

KAI EIDE
Kjo është plotësisht jashtë mandatit tim. Unë do të bëjë një analizë të gjerë të gjendjes politike, por nuk do bëjë ndonjë analizë të situatës të përcaktuar nga afate kohore. Ajo që do të bëjë është analiza e situatës që po evaluon dhe shpresoj që procesi ku unë jam i përfshirë do ndikojë në shënimin e përparimit në fusha të ndryshme.
Lidhur me kohën më duhet të them se nuk është përcaktuar ndonjë datë fikse për punën time, por do përdorë aq kohë sa më duhet për të hartuar një raport të besueshëm, realist, të paanshëm e që shihet si i tillë nga të gjitha palët. Dhe kjo është më e rëndësishme për mua se sa afatat kohore.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do t'i vlerësonit reagimet e ardhura pas emërimit tuaj, përfshi reagimet e Prishtinës, Beogradit, vendeve të Grupit të Kontakti?

KAI EIDE
Kam parë shumë reagime dhe shpresoj se do kem mbështetjen e nevojshme për të kryer punën. Nga reagimet e para duket se do ta kem këtë mbështetje që është shumë e rëndësishme për mua. Jam relativisht optimist se do mbështetem dhe do hartoj një raport bazuar edhe në përkrahjen e mbështetjen e të gjitha palëve në terren.


Bisedoi: Iliriana A. BAJO
XS
SM
MD
LG