Ndërlidhjet

SAO PAULO


Legjenda e futbollit brazilian, Pele, e ka fajësuar edhe veten për arrestimin e djalit të tij 35 vjeçar, në lidhje me trafikim droge.
Pele ka qarë para gazetarëve, pas vizitës tek djali i tij, Edinho, në burgun e Sao Paulos. "Fatkeqësisht, kam punuar shumë dhe nuk i kam kushtuar kohë një mundësie të tillë. Është e hidhur, sepse kam luftuar shumë kundër drogave, kurse abuzimi me drogë ka ndodhur brenda shtëpisë sime", tha Pele.
Edinho, ish-portier profesionist, është arrestuar të hënën. Sipas Policisë, ai është përfshirë në trafikun e kokainës.
XS
SM
MD
LG