Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Brendshëm i Serbisë i ka mohuar raportet se dihet vend-ndodhja e të dyshuarit për krime të luftës Ratko Mlladiq, por tha se kërkimet për të arratisurin vazhdojnë.
Dragan Jociq i tha komitetit të qeverisë të angazhuar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës se nuk ka të vërteta në pohimet se autoritetet e dijnë ku fshehet Ratko Mlladiq.
Dje gazeta Danas raportoi se kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte ia ka dhënë qeverisë serbe informacionin për vend-ndodhjen e Mlladiqit, gjatë vizitës së saj në Beograd. Pohimet e gazetës sot i përsëriti kryeredaktori Grujica Spasoviq.
"Ne e morëm informacionin nga një burim shumë i besueshëm. Ne e dijmë madje edhe emrin e qytetit ku ndodhet Mlladiq. Ky burim asnjëherë nuk na ka tradhtuar më parë", tha Spasoviq, duke shtuar se burimi i gazetës është shumë i afërt me strukturat e pushtetit.
XS
SM
MD
LG