Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


Të paktën një serb dhe dy shqiptarë janë arrestuar, gjatë përleshjes me gurë që ndodhi sot në veri të qytetit të Mitrovicës.
Sipas autoriteteve të UNMIK-ut, incidenti është shkaktuar nga sulmi me gurë i një grupi serbësh ndaj veturës së një shqiptari që po përpiqej ta kalonte Urën, nga pjesa jugore në veri të qytetit. Kurse, një grup shqiptarësh është kundërpërgjigjur, gjithashtu me gurë.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Georgi Kakuk, tha se Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe situata gjatë ditës në Mitrovicë ka qenë e qetë.
Incidenti i sotëm paraqet zhvillimin më serioz që nga hapja e Urës për trafikun civil me orar të kufizuar 2 orë në ditë.
Autoritetet ndërkombëtare patën thënë se nëse gjithçka do të shkonte sipas parashikimeve, nga 18 korriku, Ura e Ibrit do të hapej 24 orë në ditë.
Dhjetëra serbë kanë protestuar çdo ditë kundër rihapjes së urës.
XS
SM
MD
LG