Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


Rreth 100 serbë, edhe sot kanë protestuar në veri të Mitrovicës, kundër vendimit për hapjen e Urës mbi Ibër për qarkullimin civil, derisa nga sot, autoritetet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe ato lokale në Mitrovicë, kanë vendosur që orari i hapjes së Urës për qarkullim, të zgjatet nga një në dy orë në mëngjes, dhe po aq në mbrëmje.
Pas incidentit të djeshëm kur grupe serbësh dhe shqiptarësh qenë përleshur mes vete, sot protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente, mirëpo asnjë veturë nuk ka kaluar Urën. Zëdhënësi rajonal i UNMIK-ut, Georgy Kakuk tha se Ura do të vazhdoj të mbetet e hapur çdo ditë në orarin e caktuar. “Gjendja është e qetë. Kishte protesta mirëpo ne nuk mund të ndalojmë të drejtën legjitime të njerëzve për të protestuar përderisa gjithçka kalon qetë”, tha Kakuk, duke shtuar se është e drejtë e njerëzve që të protestojnë në lidhje me çfarëdo qoftë vendimi.
Administrata ndërkombëtare planifikon që pas fazës testuese, pas një muaji, Ura të jetë e hapur 24 orë në ditë.
XS
SM
MD
LG