Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kancelari gjerman, Gerhard Schroder, ka mbërritur në Uashington ku do takohet me presidentin George Bush. Irani dhe programet bërthamore të tij janë ndër temat kyçe të diskutimit, veçanërisht pas zgjedhjeve presidenciale të së premtes në Iran, ku fitues doli konservatori Ahmadinexhad.
Schroeder tha se Iranit nuk mund t'i ndalohet përdorimi i energjisë bërthamore për qëllime civile, por ka shtuar se Teherani duhet të japë të gjitha garancitë e nevojshme që nuk do të prodhojë bomba bërthamore.
XS
SM
MD
LG