Ndërlidhjet

TIRANË


Në Shqipëri po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Dy partitë më të mëdha, PS-ja dhe PD-ja, kanë deklaruar se ka pasur disa incidente në qendra të votimit, të shkaktuara me mungesën e emrave të votuesve në lista dhe me dyshime në disa çertifikata. Komisioni Qendror i Zgjdhjeve ka kumtuar se deri në orët e pasditës kanë votuar afro 30% e votuesve. Presidenti Alfred Moisiu ftoi "ata që ende nuk kishin dalë në votime që të votojnë". Në Tiranë votuan edhe liderët partiakë, Fatos Nano (PS), Sali Berisha (PD) dhe Ilir Meta (LSI). Afro 2.8 milionë votues në Shqipëri zgjedhin 140 deputetë të Kuvendit. Janë paraqitur 1253 kandidatë të më se 25 partive dhe koalicioneve. Zgjedhjet monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendës. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.
XS
SM
MD
LG