Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zyra e kryeministrisë së Izraelit ka kumtuar se qeveria sot ka hedhur poshtë propozimin për shtyrjen tre-muajshe të tërheqjes nga Rripi i Gazës, që planifikohet për mesin e muajit gusht. Qeveria e kryeministrit Sharon ka shpallur planet sipas së cilave do të mbyllen të 21 vendbanimet hebreje në Rripin e Gazës dhe 116 prej gjithsej 120 vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Hulumtimet e opinionit tregojnë se shumica e izraelitëve mbështesin këtë plan por atë e kundërshtojnë grupe të kolonëve të krahut të djathtë.
XS
SM
MD
LG