Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se reformat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të ndikojnë në bashkimin më të madh të organizatës e jo në ndarjen e saj.
Gjatë takimit në Moskë me homolgun e tij irlandez, Dermot Ahern, i dërguar për reformat në OKB, Lavrov tha se është e domosdoshme që reformat të reflektojnë ndryshimet që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit.
Ahern është konsultuar sot me Lavrovin, para samitit të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator, gjatë të cilit do të diskutohet për reformat në organizatë.
XS
SM
MD
LG