Ndërlidhjet

TIRANË


Sipas OSBE-së dhe ODHIR-it, standardet e plotësuara në zgjedhjet e 3 korrikut në Shqipëri janë të pjesshme. Kryetari i misionit vëzhgues të ODHIR-it, Jorgen Grunet, tha se probleme janë shënuar në listat e votimit dhe dokumentet e votimit.
"Nëse do të përmendja disa prej fushave ku standardet ndërkombëtare thuajse nuk u plotësuan, kjo ka të bëjë me listat e votuesve. Gjithashtu do të vija në pah edhe procesin e identifikimit. Ka pasur një mungesë të forcave politike dhe të autoriteteve për të krijuar kuadrin e duhur ligjor për një proces normal zgjedhor. Procesi i numërimit filloi tepër vonë dhe sot janë raportuar ndërprerje dhe bllokime të numërimit.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, u bëri thirrje partive që të mos e tensionojnë situatën pasi kjo ndikon në numërimin e votave
Numërimi i votimeve vazhdon, por në disa zona për shkak të lodhjes, komisionerët kanë rënë dakort që numërimi të vijojë të nesërmen.
Deri më tash rezultatet zgjedhore janë dhënë për aq vota sa janë numëruar. Sipas rezultateve paraprake, në avantazh duket Partia Demokratike.
XS
SM
MD
LG