Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, tha sot se besimtarët fanatikë qëndrojnë prapa sulmeve vetëvrasëse në Londër. Ai bëri thirrje për një konfrontim të ideve.
"Ajo që ne po e luftojmë është ideologji e djallit, nuk është përleshje e civilizimeve. Është luftë globale dhe konfrontim i ideve, brenda islamit dhe jashtë tij", tha Blair.
Ai theksoi se Al-qaida dhe grupet aleate të saj janë përgjegjëse për sulmet në 26 vende të botës, në të cilat janë vrarë mijëra njerëz, shumica prej tyre muslimanë, gjatë 12 viteve të fundit.
Ndërkaq në Kajro, ministri i Brendshëm egjiptian, Habib el-Adil, ka thënë se i dyshuari për ndërtimin e bombave me të cilat u kryen sulmet në Londër, nuk është i lidhur me Al-Qaida-n. Ai i ka cilësuar të nxituara raportet e mediave se biokimisti Magdy el-Nashar i takon rrejtit terrorist të Al-Qaida-s.
XS
SM
MD
LG