Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, sot i bëri shtypje Beogradit që të bëjë më shumë për të sjellë të dyshuarin për krime të luftës Ratko Mlladiq në Tribunalin e Hagës.
Pas takimit me presidentin e unionit Svetozar Maroviq, De Hoop Scheffer tha se mungesa e Mlladiqit është "pengesë e vështirë" në rrugën e dëshirave të Serbisë e Malit të Zi për t'iu bashkangjitur strukturave perëndimore, përfshirë NATO-n.
Maroviq tha se Mlladiq po e tërheq vendin e tij ashtu si i mbyturi, të cilit i është lidhur guri në qafë.
XS
SM
MD
LG