Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld, ka deklaruar se mbështetur në vlerësimin e Pentagonit, militantët në Irak mbeten efektivë.
Ramsfeld u ka thënë gazetarëve në Uashington se Siria dhe Irani vazhdojnë të mos ndihmojnë në sigurimin e kufijve të Irakut për të evituar hyrjen e të huajve që vijnë për të bërë sulme.
"Pavarësisht nga goditjet që kanë përjetuar, terroristët në Irak mbeten efektivë dhe me synimin për të bërë sulme kundër civilëve dhe zyrtarëve irakianë. Ekstremistët vazhdojnë të ngrejnë tensione, fërkime etnike dhe madje edhe luftë civile ndërmjet sunitëve dhe shiitëve, përmes vrasjeve dhe sulmeve në vendet religjioze", ka thënë sekretari amerikan i shtetit Donald Ramsfeld.
XS
SM
MD
LG