Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair dhe homologu i tij francez Dominique de Villepin u dakorduan për bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër terrorizmit.
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të tyre në Londër, de Villepin tha se zgjidhja për terrorizmin është aksioni dhe bashkëpunimi.
"Kuptohet, e dijmë se kur përballemi me vështirësitë, si miq dhe si evropianë, e dijmë edhe zgjidhjen. Zgjidhja është aksioni dhe bashkëpunimi, dhe këtë synojmë ta bëjmë në javët dhe muajt që vijnë", tha de Villepin.
Blair ndërkaq tha se bashkëpunimi do të përfshijë shkëmbimin e emrave të personave të të dy vendeve, për të cilët besohet se përpiqen të nxisin apo të kryejnë akte terroriste.
XS
SM
MD
LG