Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli u ankua se Papa Benedikti XVI nuk e ka përfshirë Izraelin në listën e vendeve që janë goditur nga terrorizmi.
Të dielën, Papa lëshoi një deklaratë me të cilën i dënoi sulmet terroriste në Egjipt, Turqi, Irak dhe Britani.
Ndërkaq sot, Papa Benedikti XVI tha se nuk mendon që Krishterimi ishte në shënjestër të sulmeve të fundit në Londër dhe Egjipt.
Pontifikati 78 vjeçar gjithashtu tha se Islami nuk do të duhej të etiketohet thjesht vetëm pse disa besimtarë i shfrytëzojnë bindjet fetare për të justifikuar dhunën.
Ai tha se Islami sigurisht se "ka elemente që janë në favor të paqes", por shtoi se ka edhe "elemente tjera".
XS
SM
MD
LG