Ndërlidhjet

PARIS


Ministria e Brendshme franceze ka kumtuar se Franca dhe Birtania i kanë larguar 40 imigrantë ilegalë afganë. Është thënë se prej këtij numri 25 vetë ishin në Britani ndërsa 15 në Francë. Ata u dërguan me aeroplan nga Parisi për në Kabul të Afganistanit. Këto masa u ndërmorën në kuadër të luftimit të imigrimit ilegalë nga ana e vendeve evropiane. Grupi për të drejtat e njeriut, Amensty International ka kritikuar këtë plan duke thënë se zyrtarët nuk mund të garantojnë siguri dhe dinjitet për imigrantët që kthehen në vendet e tyre.
XS
SM
MD
LG