Ndërlidhjet

TEHERAN\VJENË


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Muhamed el Baradei i ka kërkuar Iranit që të shtyjë rifillimin e aktiviteteve bërthamore.
Teherani ka njoftuar planet për rifillim të programit bërthamor, pas 9 muajsh pezullimi, pasi afati që Bashkimi Evropian të dorëzojë pakon për nxitjen e sigurisë dhe tregtisë ka skaduar.
Britania, Franca dhe Gjermania, tre vendet që po ndërmjetësojnë krizën, kanë kërkuar nga Teherani, përmes një letre të përbashkët, që të mos rinisë aktivitetet bërthamore pasi kjo do t'i jepte fund bisedimeve derisa vendet në fjalë do ishin të detyruara të ndërmerrnin hapat e rradhës. Kryeministri francez, ka theksuar se Irani do të përballet me vendimet e Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG