Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike po debatohet propozim teksti i rezolutës që shprehë "shqetësime serioze" lidhur me vendimin e Iranit për të vazhduar procesin e përpunimi të uraniumit, por parashehë mundësinë e negociatave të mëtejshme lidhur me këtë krizë. Në këtë propozim tekst nuk thuhet se për Iranin duhet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ka autoritetin për të imponuar sanksione. Lidhur me këtë rezolutë, që është e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të votohet sot më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG