Ndërlidhjet

KARAKAS


Nga rrëzimi i një aeroplani kolumbian që fluturonte drejt Panamasë kanë humbur jetën 160 vetë, 152 nga të cilët ishin udhëtarë. Kanë filluar operacionet e shpëtimit, të cilat janë vështirësuar për shkak të relievit malor në zonën ku ka rënë aeroplani.
"Zona është e vështirë për t'iu qasur: është zonë malore, ndonëse me male jo shumë të lartë. Duket se si pasojë e rrëzimit gjithçka është shkatërruar. Shprehim keqardhjen për aksidente të tilla pasi paguhet një çmim tepër i lartë në jetë njerëzish", tha gjeneral Castor Perez Leal nga Garda Kombëtare e Venezuelës.
Aeroplani u rrëzua pasi piloti kishte raportuar probleme me të dy motorat. Shumica e viktimave ishin qytetarë francezë.
XS
SM
MD
LG