Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat e Izraelit kanë filluar t'i largojnë me forcë hebrenjtë fetarë nga një kompleks i sinagogës në koloninë më të madhe të Rripit të Gazës.
Forcat e sigurisë kanë hyrë në ndërtesën e Neve Dekalimit, që përmban tri sinagoga të ndara, dhe tinejgjerët dhe të rriturit janë larguar me forcë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit Gideon Meir ka quajtur evakuimin lëvizje historike:
"Ato që po shohim sot janë skena të vështira për izraelitët, që po largohen me forcë nga shtëpitë e tyre, sepse ky është cmimi që Izraeli është i gatshëm ta paguajë me qëllim që t'i lë palestinesët të jetëojnë në paqe. Kjo është një lëvizje historike e Izraelit për palestinezët, për Izraelin dhe për tërë botën", tha Meir.
Më herët një ndihmës i kryeministrit izraelit Ariel Sharon tha se evakuimi me forcë i kolonëve nga Rripi i Gazës pritet të përfundojë të martën, shumë më shpejt se sa që ishte planifikuar fillimisht.
XS
SM
MD
LG