Ndërlidhjet

VJENË


Ministrat e mbrojtjes të Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë janë pajtuar se Kosova dhe Bosnja duhet të jenë në mesin e prioriteteve të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Pas një takimi të përbashkët në Bregenz të Austrisë, ministri austriak i mbrojtjes Guenther Platter ka thënë se ai do të kundërshtojë përpjekjet për të zvogëluar trupat ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit.
Ministri slloven i mbrojtjes Karl Erjaviq ka theksuar rëndësinë e stabilitetit të Kosovës, ku sic ka thënë ai 'situata është më e ndijshme, për shkak të statusit të pazgjidhur të saj'. Homologu i tij cek, Karel Kuehnl, ka thënë se përderisa në Kosovë nuk përmirësohen kushtet e jetesës së popullatës, nuk mund të arrihet stabilitet i përhershëm.
XS
SM
MD
LG