Ndërlidhjet

TIRANË


Në Shqipëri po rivotohet sot në tre zona zgjedhore 2, 64 dhe 90, ku përballen kandidatët e Partisë Demokratike me ata të Partisë Socialiste. Situata në të gjitha këto zona elektorale ka qenë e qetë. Shpërndarja e materialeve është bërë nën mbykqyrjen e përfaqësuesve nga Partia Socialiste, Partia Demokratike si dhe përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it. Anëtari i Komisionit Qëndror Zgjedhor Klement Zguri për Radion "Evropa e lirë" lidhur me proçesin e votimit ka deklaruar:
"Në zonën 2 në përgjithësi procesi ka filluar mirë. Nuk ka filluar në kohë votimi në tre qendra, Thethaj, Dedvukaj, Ndërlucaj. Në zonën 64 ka filluar normalisht votimi, ka pasur probleme në një qendër zgjedhore në Fier Shegan, problem me çertifikatat, që më vonë është zgjidhur, derisa votimi vazhdon. Në zonën 90 në Lazarat, ku janë 48 qendra votimi, kryesisht proçesi po ecën mirë. Ka pasur probleme në fshatin Lazarat me tre qendra votimi. Në dy qendra ka filluar votimi me 5 komisionerë dhe në qendrën tjetër me 4 komisionerë pasi mungojnë komisionerët e majtë." Njoftohet për një pjesëmarrje të ulët në votime, e cila deri në orën 15 nuk i ka kaluar të 30%.
XS
SM
MD
LG