Ndërlidhjet

CORONADO\KALIFORNI


Presidenti amerikan George Bush në ceremoninë përkujtimore të 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore tërhoqi një vijë krahasuese mes luftës kundër terrorizmit dhe asaj në Irak. Duke folur në një bazë të flotës amerikane në Colorado, Bush tha se nuk duhet harruar leksionet e së kaluarës. Ai tha se zgjidhja e njëjtë që i dha fund Luftës së Dytë Botërore duhet përdorur edhe tani për ta mundur terrorizmin dhe për ta kthyer normalitetin në Irak.
XS
SM
MD
LG