Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, tha se aleanca është e gatshme t'u ndihmojë Shteteve të Bashkuara pas uraganit Katrina.
Komentet e tij u bënë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i bëri thirrje botës që t'i ndihmojë Amerikës.
Kryeministri britanik Tony Blair gjithashtu e ofroi ndihmën e Britanisë së Madhe.
"I gjithë vendi bashkëndjen me ata njerëz të Gjirit në Amerikë, që u prekën nga kjo tragjedi natyrore e tmerrshme. Por, ashtu siç tha dje edhe presidenti George Bush, ky vend do të jetë i gatshëm t'u ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme", tha Blair.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Javier Solana, tha se vendet evropiane janë të gatshme t'u japin Shteteve të Bashkuara gjithçka që duhet, përfshirë dhe naftë.
"Ne jemi në kontakt me autoritetet amerikane, dhe çkado të kërkojnë do t'u jepet, prej rezervave të naftës e deri te gjërat tjera që mund t'u nevoiten", tha Solana në takimin joformal dyditësh të ministrave të jashtëm të BE-së në Uels.
Solana tha se ndihmat kryesisht do të jenë në baza bilaterale, por sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw, i cili e kryesonte takimin, tha se blloku më shumë i shqyrton ndihmat humanitare, se sa dhënien e naftës.
Në Berlin, kancelari Gerhard Schroeder ofroi që Gjermania të japë naftë nga rezervat e vendit, kurse në Moskë, ministri i Mbrojtjes Sergei Ivanov tha se Rusia është e gatshme të dërgojë ekipe të shpëtimit dhe pajisje.
XS
SM
MD
LG