Ndërlidhjet

LONDËR


Ligjvënësi britanik, laburisti Shahid Malik, tha se deklarata e bërë nga sulmuesi i dyshuar vetëvrasës, jep të dhëna të vlefshme për mendimet e terroristëve, përgjegjës për sulmet e 7 korrikut në Londër.
Malik tha se civilët britanikë kanë qenë shënjestra legjitime shkaku i politikave të qeverisë, përfshirë mbështetjen e luftës në Irak.
Por sekretari i jashtëm Jack Straw hodhi poshtë çfarëdo lidhje mes sulmeve dhe luftës në Irak.
"Ne i presim vlerësimet e policisë për videon, të cilën kuptohet që e kam parë. Por dua të them se nuk ka kurrfarë arsyetimi apo justifikimi për terrorizmin e çfarëdo lloji. Ata që pohojnë se flasin në emër të Islamit, kryesisht vrasin myslimanë tjerë", tha Straw.
XS
SM
MD
LG