Ndërlidhjet

RIJAD


Pesë militantë të dyshuar dhe së paku dy policë janë vrarë në luftimet që po vazhdojnë edhe për të tretën ditë me radhë, në qytetin lindor të Arabisë Saudite, Damman. Autoritetet kanë thënë se militantët, që janë të rrethaur nga forcat policore, janë pjesëtarë të rrjetit al–Kaida. Prej muajit maj të vitit 2003, militantët e dyshuar të al-Kaidës në Arabinë Saudite kanë ndërmarrë një varg sulmesh. Shumë prej këtyre sulmeve për cak kishin perëndimorët.
XS
SM
MD
LG