Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e përmbushjes së standardeve Kai Eide, ka thënë se në Kosovë dita ditës po shënohen përparime.
"Jam më optimist se herën e kaluar kur e pata vizituar
Kosovën”, tha Eide në përmbyllje të vizitës në Kosovë. Ai tha po ashtu se nuk do të donte të paragjykonte tani rezultatin përfundimtar për raportin që do të hartojë lidhur me shkallën e plotësimit të standardeve, kurse vendimin përfundimtar për bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori Eide tha se duhet lënë Kofi Ananit. Eide vlerësoi gjithashtu që Institucionet e Kosovës janë funksionale kurse komunat kanë treguar angazhim në plotësimin e standardeve. Pas Prishtinës, Eide tha se do të udhëtojë për në Beograd ku gjatë dy ditëve në vijim do të bisedojë me zyrtarët e atjeshëm. Më pas ai tha se do të vazhdojë për në Bruksel, ku do të takojë zyrtarët e BE-së, më pas përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit dhe krejt në fund do të bisedojë dhe me Kofi Ananin, kur do ta draftojë raportin final lidhur me standardet në Kosovës.
XS
SM
MD
LG