Ndërlidhjet

LUBJANË


Raporti i Kai Aides, ambasadorit norvegjez në NATO dhe njëherësh i dërguar i kreut të Kombeve të Bashkuara për të vlerësuar gjendjen në Kosovë, do anojë nga fillimi i bisedimeve për statusin, ka deklaruar ministri i jashtëm slloven dhe kryesues i Organizatës për siguri e Bashkëpunim në Evropë, Dimitrije Rupel.
"Kam bindjen se megjithë rezervat raporti do të anojë nga fillimi i bisedimeve", ka thënë Rupel në një takim me gazetarët në Lubjanë.
Duke thënë se çdo sëmundje e burrështetasve nuk është e mirë për politikën, Rupel ka shtuar se "Kosova do gjejë formë për të përballuar këtë çast të rëndë", që ka të bëjë me sëmundjen e presidentit Rugova.
XS
SM
MD
LG