Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë janë vrarë së paku 8 vetë. Ky sulm, që u bë afër një xhamie shiite në qytetin Tuz Khurmatu, ishte i fundit në serinë e sulmeve, që për cak kanë pjesëtarët e komunitetit shiitë në Irak. Agjencitë e lajmeve raportojnë edhe për disa sulme të tjera në Bagdad, në Iskandariyah dhe në Hasswa me ç'rast u vranë disa persona dhe policë. Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se gjatë sulmeve të natës së kaluar janë vrarë 9 kryengritës të dyshuar. Këto sulme u bë në objektin e një shkolle të braktisur në provincën perëndimore Anbar. Ushtria amerikane ka thënë se ky objekt përdorej për strehim dhe si depo armatimi nga al-Kaida në Irak.
XS
SM
MD
LG