Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Drejtuesi i ekipit amerikan në bisedimet gjashtëpalëshe për zgjidhjen krizës së programeve bërthamore të Koresë së Veriut, Chris Hill, e ka cilësuar si "dokument të mirë" propozimin më të fundit të Kinës.
"Ende nuk dihet se cili do jetë rezultati. Siç e kam thënë edhe më parë kemi një paketë të mirë në tryezën e bisedimeve. Natyrisht nëse arrijmë një marrëveshje kjo nuk është fundi i problemit, por vetëm fillimi i zgjidhjes. Marrëveshjet e ofruara janë të mira për të gjitha palët veçanërisht për Korenë e Veriut, e cila ka një rrugë të gjatë për të bërë, por Penjani duhet ta fillojë së pari këtë rrugë", tha Hill.
Koreja e Veriut këmbëngul se ka të drejtë të zhvillojë programe bërthamore për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG