Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat irakiane dhe amerikane thanë se kanë vrarë njeriun e dytë të Al Kaidës në Irak. Abu Azzam, sipas ushtrisë amerikane, ishte dora e djathtë e Abu Musab al – Zarqavit.
Zëdhënësi i kryeministrit sqaroi rastin në një konferencë për shtyp duke thënë se ishte zbuluar që personi i vrarë është Abu Azzam, i cili ishte numri një për Al Kaidën në Bagdad. "Ky është lajm i rëndësishëm, pasi ai ishte përgjegjës për sulme në kryeqytet, sidomos kundër shi-itëve" tha Laith Kubba.
Por, në një faqe interneti Al Kaida në Irak tha se nuk dihet me siguri nëse ai është vrarë dhe mohoi se ai është zëvendës i al – Zarqavit.
XS
SM
MD
LG