Ndërlidhjet

BEOGRAD


Funksionari i Partisë Demokristiane të Serbisë, Millan Protiq ka vlerësuar se arrestimi i liderit të kësaj partie dhe ish ministrit të drejtësisë së Serbisë, Vlladan Batiq është një "kurdisje staliniste". Në kumtesën e Partisë Demokristiane të Serbisë lidhur me arrestimin e zotit Batiq, akuzohen autoritetet dhe kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Në këtë kumtesë thuhet se zoti Batiq është arrestuar për shkak se e ka thënë të vërtetën për "keqpërdorimet dhe krimet e zotit Koshtunica". Autoritetet kanë thënë se zoti Batiq është arrestuar për keqpërdorim të detyrës deri sa ishte ministër i drejtësisë









UASHINGTON
Tom DeLay, aleat i afërt politik i presidentit Geoerge Bush, përkohësisht është tërhequr nga pozita e liderit të shumicës republikane në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, pasi është akuzuar për konspiracion në skemat financiare të fushatës. Mbrëmë vonë, zoti DeLay tha se ai është i pafajshëm:
- Unë përkohësisht do të tërhiqem si lider i shumicës me qëllim që të lirohem nga këto akuza të pabaza. Më lejoni të jem i qartë: nuk kam bërë asgjë të gabuar.
XS
SM
MD
LG