Ndërlidhjet

MIRAN SHAH/PAKISTAN


Të paktën 2 njerëz janë vrarë nga raketat që militantët i shkrepën në një bazë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.
Zyrtarët thanë se një nga të vrarët është ushtar pakistanez, kurse 4 persona tjerë janë plagosur. Në sulmin janë shkrepur rreth 20 raketa.
Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë, por zyrtarët kanë shprehur dyshime për militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG