Ndërlidhjet

ANKARA


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn sot e përfundon vizitën dyditëshe në Turqi. Mbrëmë ai i tha ministrit të jashtëm të Turqisë, Abdullah Gul se duhet të bëhet edhe shumë punë "për ti arritur vlerat dhe standardet evropiane". Zoti Gul u shpreh se qeveria e Turqisë është e përkushtuar për reforma efektive demokratike dhe ekonomike dhe premtoi se Turqia do ti arrijë standardet evropiane në "të gjitha nivelet". Në fillim të kësaj jave Bashkimi Evropian zyrtarisht i filloi bisedimet për anëtarësimin e Turqisë. Por, është thënë se këto bisedime mund të zgjasin deri në 10 vjet.
XS
SM
MD
LG