Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Partia Demokratike e Kosovës rizgjodhi sot, për herë të tretë, Hashim Thaçin për kryetar të partisë. Zgjedhja u bë në Kongresin e Tretë Zgjedhor me aklamacion. Thaçi i premtoi PDK-së një vizion të ri, reforma dhe angazhim të vazhdueshëm për jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Në Kongres u zgjodh edhe Këshilli Drejtues, që sipas statutit të partisë përcakton edhe përbërjen e re të Kryesisë së PDK-së.
XS
SM
MD
LG