Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët irakianë po numërojnë votat e referendumit të djeshëm për kushtetutën e re. Sipas zyrtarëve, rezultatet e para mund të shpallen brenda dy ditëve, mirëpo numërimi do të marrë më shumë kohë. Oficeri i policisë në Bagdad Qais Al Alusi tha se forcat ushtarake arritën të parandalonin sulmet e militantëve gjatë kohës së votimeve.
"Referendumi u zhvillua në atmosferë të qetë dhe forcat e sigurisë parandaluan shpërthimet dhe kaosin. Referendumi ishte i lirë dhe demokratik" tha ai.
Rreth 65 përqind e zgjedhësve morën pjesë në votime.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se "votimi ishte mundësi e madhe" për shprehjen e qëndrimeve të irakianëve. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian mirëpritën referendumin dhe vlerësuan se ai shënoi hap të rëndësishëm drejtë demokracisë dhe stabilitetit të Irakut.
XS
SM
MD
LG