Ndërlidhjet

TOKIO


Vizita e sotme e kryeministrit të Japonisë Junichiro Koizumi në një tempull të Tokios kushtuar viktimave të luftës, ka shkaktuar reagime të ashpra nga Kina dhe Koreja e Jugut.
Ambasadori i Kinës në Japoni Wang Yi e quajti vizitën "provokim të madh për popullin kinez", ndërsa ministri i jashtëm jug-korean deklaroi:
"Ne protestojmë fortë për vizitën në tempullin Yasukuni, dhe kërkojmë që kjo të mos përsëritet", tha Ban Ki-Moon.
Vizita e Koizumit u bë në kohën kur bota e shënon 60 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në mesin e 1 milionë të vdekurve që prehen në tempullin Yasukuni, ka edhe kriminelë të luftës.
XS
SM
MD
LG