Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Grupi i Kontaktit mbrëmë ka zhvilluar takimin e radhës në Uashington. Mikëpritës i takimit ishte Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Burns, ndërsa në takim ka marrë pjesë edhe Marti Ahtisari. Zyrtarët e Departamentit amerikan bënë të ditur se hollësi të takimit të mbrëmshëm do të bëhen publike më vonë. Burime tjera jo zyrtare thonë se brenda Grupit të Kontaktit ende nuk ka koncensus rreth modaliteteve të procesit negociator dhe autorizimeve që do të ketë Marti Ahtisari dhe emisarët që duhet t'i emërojnë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Ndërkaq, burime nga Brukseli paralajmëruan se në ekipin e Ahtisarit do të jetë edhe një përfaqësues i NATO-s.
XS
SM
MD
LG