Ndërlidhjet

logo-print

LUBJANË


Ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel është distancuar nga propozimi i bërë nga presidenti slloven Janez Dërnovshek, sipas të cilit Kosova duhet të fitojë pavarësinë brenda 5 viteve të ardhshme, duke siguruar më parë të drejtat e serbëve. Rupel tha se qeveria e Sllovenisë nuk ka diskutuar as për pavarësinë e Kosovës e as për statusin e saj. "Veprimi i presidentit është nismë e tij personale" tha Rupel, duke shtuar se qëndrimi i Sllovenisë për Kosovën është identik me qëndrimin e Brukselit dhe bazohet në tre principe: jo kthim në statusin e Kosovës para vitit 1999, jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të Kosovës me zona të populluara nga shqiptarët që jetojnë në shtete të tjera.
XS
SM
MD
LG