Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov gjendet në një tur diplomatik në Ballkan për të diskutuar mbi çështjen e statusit të Kosovës. Ai do të takojë udhëheqësit më të lartë në Beograd e me pas do të vizitojë Prishtinen, Podgoricën, dhe Bukureshtin. "Turi i kryediplomatit rus, mbahet ne kuadrin e kontakteve speciale që Moska zyrtare po mban me Serbinë e Malin e Zi për qendrimin që do të mbahet në Grupin e Kontaktit gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Mihal Kaminin. Sipas zëdhënësit mes zyrtarit të lartë rus, Sergei Lavrov dhe atyre serbë e malazez, do të trajtohet dhe e ardhja e Unionit. Rusia do të respektojë zgjedhjen e popullit serb dhe atij malazez ndaj ekzistencës së Unionit, duke përkrahur rrugët paqësore të realizimit. Ditë më parë, Lavrov pati thënë se marrëdhëniet me Unionin Serbi Mal i Zi janë përparësi e politikës së jashtme ruse në Ballkan.
XS
SM
MD
LG