Ndërlidhjet

SARAJEVË


Qeveria e Serbisë dhe ajo e Bosnjes serbe kanë mohuar daljen e një raporti sipas të cilit serbët e kësaj republike do të kërkojne shkëputjen nëse Kosova del e pavarur nga Serbia. Lajmi u publikua nga gazeta serbe Glas Javnosti ku thuhej se presidenti serb i Bosnjës Çaviç dhe ai i Serbisë Koshtunica, kanë folur për një bashkim të dy territoreve. Po kryeministri serb Miroljub Labus tha se nuk ka asnjë lidhje mes Serbisë dhe Republikës Bosnje-serbe. Të dy vendet respektojnë kushtet e nënshrkuara në marëveshjen e paqes së Dejtonit- tha zyrtari i lartë serb.
XS
SM
MD
LG