Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski do të udhëtojë nesër për vizitë dyditëshe zyrtare në Shqipëri, me ftesë të presidentit Alfred Moisiu.
Bëhet e ditur se Cërvenkovski dhe Moisiu do të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes së informacioneve, të kufirit, turizmit dhe kulturës.
Cërvenkovski do të takohet edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli, kurse të enjten do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG