Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Në Beograd filloi sot gjyqi ndaj Anton Lekajt, i cili akuzohet për krime të luftës ndaj një grupi të romëve, në vitin 1999, në Kosovë. Ai i hodhi poshtë akuzat për vrasjen, apo torturimin e romëve. Fillimi i gjykimit u shty muajin e kaluar, pasi Lekaj tha se nuk e njeh autoritetin e gjyqit në Beograd dhe kërkoi që gjykimi të transferohet në Prishtinë. Ky mocion është refuzuar nga Gjykata Supreme e Serbisë.
XS
SM
MD
LG