Ndërlidhjet

TOKIO


Ministri i Jashtëm i Irakut Hoshyar Zebari kërkoi sot nga kryeministri i Japonisë, Junichiro Koizumi, shtyrjen e qëndrimit të rreth 600 trupave japoneze në Irak. Mirëpo, zyrtarët në Tokio thanë se vendimi për këtë çështje do të merret së shpejti. Ndryshe, gjatë vizitës në Tokio Zebari mori zotimin se Japonia do të heq dorë nga 80 përqind e borxhit irakian. Zebari po përpiqet të reduktojë borxhin e Irakut ndaj vendeve tjera, në vlerë prej 120 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG