Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Franca nuk ka ndonjë paragjykim për statusin përfundimtar të Kosovës, por zgjidhja është e mundshme dhe duhet të sigurojë stabilitet rajonal", tha sot në Prishtinë ministri i jashtëm i Francës, Filip Dys-Blazi. Ai tha se pavarësisht faktit që Prishtina dhe Beogradi kanë paraqitur pozicione të kundërta, zgjidhja është e mundshme.
"Kushti kryesor është që të jemi realistë dhe ta kuptojmë që në Kosovë jeton një shumicë shqiptare prej 90 për qind, por kjo do të thotë se shumica ka edhe përgjegjësitë e veta për përmirësimin e pozitës së pakicave dhe trajtimin e tyre të barabartë dhe për kthimin e të zhvendosurve" tha Filip Dys-Blazi.
Ai u takua me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, grupin negociues të Kosovës, si dhe përfaqësues të serbëve.
"Në 15 vjetët e fundit bashkësia ndërkombëtare disa herë ka shkelur premtimet e veta lidhur me Ballkanin" tha Petersen duke kërkuar nga ministri i jashtëm i Francës, që të shfrytëzojë praninë e këtij shteti në mekanizmat vendimmarrëse ndërkombëtare që procesi i përcaktimit të statusit të ecën përpara në pajtim me parimet e deklaruara të Grupit të Kontaktit, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Sigurimit.
Presidenti Ibrahim Rugova ndërkaq tha se ministrit francez i ka thënë se qëndrimi i popullit të Kosovës është për pavarësi.
"Kjo është aspirata jonë dhe vullneti i qytetarëve dhe natyrisht me mbrojtje të minoriteteve dhe fqinjësi të mirë" tha Rugova.
XS
SM
MD
LG