Ndërlidhjet

LONDËR


Një varg shpërthimesh kanë goditur qytetin Hemel Hemsted, në veri të Londrës. Shpërthimet ndodhën tek disa depo me benzinë, duke shkaktuar dhe disa të lënduar ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Zjarrfikësit njoftuan se zjarri do të vazhdojë dhe ditët e ardhshme, por situata është nën kontroll. Policia tha se bëhet fjalë për aksident. Një zëdhënëse e autoriteteve lokale, tha se shqetësim mbetet tymi toksik që po përhapet në zonë.
XS
SM
MD
LG