Ndërlidhjet

ANKARA


Ministri i jashtëm turk Abdullah Gul ka kritikuar shërbimet sekrete amerikane për hetimet që kanë kryer ndaj elementëve të dyshuar terroristë, në tokën turke. Qëndrimi i Gul vjen pas publikimit të lajmit në mediat vendase se një avion çarter i CIA-s ka transferuar në Stamboll të dyshuar për terrorizëm. Kryediplomati turk sqaroi për mediat vendase se bëhej fjalë vetëm për një ndalesë 24 orëshe gjatë fluturimit të çarterit nga Barcelona në kryeqytetin e Azerbaxhanit, Baku.
XS
SM
MD
LG