Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Alber Rohan, ka takuar sot kryeministrin Bajram Kosumi dhe kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci.
Gjatë ditës Rohan pritet të takojë edhe Hashim Thaçin, liderin e partisë më të madhe opozitare.
Bëhet e ditur se temë kryesore e takimeve të sotme është çështja e decentralizimit.
Nesër Rohan, do të ketë një konferencë për shtyp, ku pritet të përmbledhë përshtypjet e tij nga qëndrimi triditësh në Kosovë.
XS
SM
MD
LG