Ndërlidhjet

STAMBOLL


Procesi gjyqësor kundër shkrimtarit turk, Orhan Pamuk, i akuzuar për fyerje të vendit të tij, është ndërprerë pak çaste pasi kishte filluar. Një gjykatës në Stamboll ka thënë se procesi kundër zotit Pamuk është shtyrë për shkurt të vitit të ardhshëm, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të ketë kohë për të vendosur se kur do të vazhdonte procesi. Shkrimtarit Orhan Pamuk i kërcënohet rreziku që të dënohet deri në tri vjet burgim, për shkak se ka thënë se 1 milionë armenë ishin vrarë në periudhën e masakrave të Luftës së Parë Botërore dhe se 30 mijë kurdë ishin vrarë në dekadat e fundit, çështje për të cilat ai thotë se në Turqi janë tema tabu. Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për këtë proces gjyqësor dhe e ka cilsëuar atë si provë për lirinë e të shprehurit në Turqi, që është kandidate për pranim në BE.
XS
SM
MD
LG